BDI reagon për vrasjen e “komitit” Nikolla Sazdovski

“Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shprehë ngushëllime të thella deri tek prindërit, familja dhe të afërmit e të ndjerit Nikolla Sazdovski. Humbja e një jete të re dhe të pafajshme, veçanërisht në një mënyrë të dhunshme, siç është kjo ngjarje, paraqet një akt që gjithnjë dhe nga gjithkush meriton dënimin e plotë”, thuhet në reagimin e BDI-së, njofton Portalb.mk.

Ata thonë se dhuna është një akt që nuk duhet të ketë asnjë justifikim dhe në këtë kontekst shprehin mbështetjen e tyre të plotë për autoritetet e sigurisë dhe zbatimin e ligjit për ndriçimin e plotë të rastit, dhe pa asnjë vonës të nxirren  fajtorët para drejtësisë.

“Duke pasur parasysh natyrën e dhunshme të kësaj ngjarjeje,  dhe  mesazhi i urrejtjes i dërguar nga ky akt ditëve të fundit,  por,  njëherit duke kuptuar revoltën e të afërmve dhe miqve të të ndjerit Nikola Sazdovski, si dhe shprehja publike e shqetësimit të qytetarëve, ne  dëshirojmë të apelojmë për qetësi, për t’u përmbajtur nga provokimet, veçanërisht nga porosit e urrejtjes dhe mosdurimit, të cilat përbëjnë bazën për ngjarje të tilla të dhunshme dhe të pakëndshme”, thuhet në kumtesën e BDI-së.

Ndryshe, 21 vjeçari Sazdovski i cili ishte pjesë e tifo grupit “Komitët”, më 29 qershor u sulmua fizikisht në stacionin e autobusëve në bulevardin “Aleksandar Makedonski” nga tre persona, ndërkaq pas 10 ditë në gjendje kome, ka ndërruar jetë.

Pas incidentit, dy persona janë arrestuar për shkak dyshimit për kryerjen e veprës penale. Ndërsa me 2 korrik, Sektori i Punëve të Brendshme ngriti aktakuzë kundër B.B (20); S.D (21) dhe J.L (19) të gjithë nga Shkupi për veprën penale të kryer “dhunë”.

Pas masave të ndërmarra nga policia, dy prej tyre janë privuar nga liria, ndërkaq personi i tretë ende nuk është kapur.

Rasti ka bërë bujë të madhe në opinion, pasi që ata që dyshohet që e kanë rrahur Sazdovskin janë shqiptarë dhe si pasojë e kësaj është shtuar gjuha e urrejtjes nëpër rrjetet sociale mes maqedonasve dhe shqiptarëve.

Nga ana tjetër MPB ka kërkuar që të ulen gjakërat, duke thënë se “dhunuesi është dhunues, pa dallim të përkatësisë së tij etnike, në shtet ekzistojnë ligje, funksionon shteti ligjor dhe përgjegjësit për sulmin ndaj Sazdovskit”.

“Ju lus që të mos shihni prapavijë etnike, e cila shume shpesh është përdorur në të kaluarën. Dhunuesi është dhunues, do të japë përgjegjësi, ekzistojnë ligje. Shteti juridik funksionon, të dyshuarit tanimë janë në paraburgim”, tha zëdhënësi i MPB-së, Toni Angellovski, duke shprehur ngushëllime deri te familja e të vrarit.

MPB: Dhunuesit e djaloshit të vrarë do të japin përgjegjësi, të mos kërkohet prapavijë etnike

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button