Shoferi humb kontrollin mbi timonin gjatë garës në Mal të Zi dhe përplaset në shkëmb – edhe pse i rrokulliset vetura shpëton pa ndonjë lëndim (Video)

Pjesëmarrësi i një gare me vetura në malin Lovcen në Mal të Zi ka mashtruar vdekjen, edhe pse vetura e tij u përplas në një shkëmb dhe u rrotullua.

Pamjet amatore të filmuara me telefon të mençur, shfaqin momentin kur vetura arrin në një kthesë dhe shoferi humb kontrollin mbi timonin dhe përplaset në një shkëmb, transmeton Telegrafi.

Por, edhe pse u përplas dhe vetura u rrokullis mbi kokën e dy spektatorëve të cilët për një fije floku nuk i goditi, shoferi arriti të del nga vetura pa ndonjë lëndim.

Kjo garë mbahet çdo vit në pjesën jugperëndimore të Malit të Zi në malin Lovcen. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button