Program përkujtimor në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë

Në organizim të Forumit të Boshnjakëve në Republikën e Maqedonisë mbrëmë në Shkup u mbajt program përkujtimor në nder të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në këtë program përkujtimi morën pjesë një numër i madh i boshnjakëve në Maqedoni, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) të Maqedonisë, si dhe partive politike.

Para fillimit të fjalimeve u intonuan himnet e Maqedonisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe u mbajt një minut heshtje në nder të viktimave në Srebrenicë, ndërsa më pas shumë personalitete mbajtën fjalime me këtë rast.

Enes Shemsoviq, koordinator i Forumit të Boshnjakëve në Maqedoni në deklaratë për mediat theksoi se bashkësia boshnjake me rastin e gjenocidit në Srebrenicë organizon program përkujtimor, duke shtuar se boshnjakët në këtë mënyrë demonstrojnë unitet me pjestarët e popullit boshnjak në tërë universin, ndërsa në shenjë përkujtimi të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë.

“Mesazhi i programit të sotëm të përkujtimit është “të dihet, të mos harrohet”. Kjo do të thotë se duke marrë parasysh se Srebrenica është çështje morale nga radha e parë dhe ka të bëjë me tërë njerëzinë, ndërsa sot jemi këtu pjestarë të të gjitha grupeve etnike dhe nga të gjitha bashkësitë religjioze. Qëllimi është që bashkarisht ta dënojmë atë që ka ndodhur në Srebrenicë dhe të mos i përsëritet askujt”, deklaroi Shemsoviq.

Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Irsal Jakupi, në adresimin e tij tha se është i nderuar që merr pjesë në këtë program përkujtimor.

“Historia na mëson për gjëra të mira dhe për gjëra të këqija. Më vjen keq që në vitin 1995 rreth 9.000 muslimanë pa kurrëfarë faji vetëm pse ishin muslimanë, ose vetëm pse thirreshin boshnjakë u vranë”, theksoi Jakupi.

Ai theksoi se sipas mësimit islam, nëse vritet vetëm një njeri, konsiderohet mëkat sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzit në botë, duke porositur që të mos përsëritet më në asnjë vend tjetër.

Jakupi nënvizoi se ajo që ka ndodhur me muslimanët në Bosnjë atë kohë, sot po ndodh me muslimanët në Mianmar, Siri dhe në vendet tjera, ku për çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm.

“Asnjëherë askujt të mos i përsëritet kjo vepër pa marrë parasysh përkatësinë fetare dhe etnike”

Nga ana tjetër, në vigjilje të shënimit të nesërm të 23 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, një autobus nga Shkupi është nisur rrugës për në Qendrën Memoriale në Potoçari në Srebrenicë.

Adelaik Karishik, përfaqësues i Qendrës hulumtuese boshnjake, në deklaratë për AA tha se kjo është hera e katërt që boshnjakët e Maqedonisë të organizohen dhe të shkojnë për vizitë në Qendrën Memoriale në Potoçari në me rastin e 23 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

“Më vjen shumë mirë që përveç boshnjakëve në këtë autobus që tubon rreth 50 njerëz, ka nga të gjithë nacionalitetet, do të thotë ka edhe maqedonas, shqiptarë dhe turq”, theksoi Karishik.

Ai theksoi se nesër do të marrin pjesë në programin kryesor në Srebrenicë, ku bëhen lutjet për të vdekurit gjatë gjenocidit që ka ndodhur më 11 korrik të vitit 1995.

“Mesazhi deri te të gjithë njerëzit qëllimmirë, është që ky krim të quhet me emrin e vërtetë, gjenocid, siç është në rezolutat ndërkombëtare. E dyta si mesazh më i madh është që asnjëhetë askujt të mos përsëritet kjo vepër pa marrë parasysh përkatësinë fetare ose etnike”, porositi Karishik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button