Në Itali arrestohet një shtetas i Maqedonisë, i dyshuar për terrorizëm

Policia italiane arrestoi një shtetas të Maqedonisë, i cili është i dyshuar dhe është përgatitur të kryejë sulm terrorist në emër të grupit xhihadist Shteti Islamik (SHI).

I dyshuari Agim Miftarov, i moshës 29 vjeçare, është arrestuar  në qendrën për dëbim të emigrantëve në Placo San Xhervazio në jug të Italisë, pasi policia vërejti aktivitete të dyshimta në profilin e tij në Facebook.

Ai është akuzuar për “përgatitje për kryerje të akteve terroriste”, për çka, sipas ligjdhënies italiane, është parashikuar dënim me burg në kohëzgjatje prej pesë deri në dhjetë vite.

Miftarov përmes internetit ka lexuar përmbajtje propaganduese të SHI-së dhe ka shikuar pothuaj 900 video për trajnim të terroristëve.

Policia informon se sipas deklaratave të dëshmitarëve, ai është “vetëtrajnuar  për aktivitete të ardhshme eventuale terroriste, ndoshta madje edhe në rajone të krizave si Siria”.

Miftarov në Itali ka punuar si rojtar pyjor dhe shpesh herë ka udhëtuar për në Maqedoni. Policia ka filluar ta ndjekë gjatë kthimit të tij në Itali në nëntor të vitit të kaluar, pas çka në prill është zënë gjatë përpjekjes për të shkuar në Maqedoni dhe është dërguar në qendrën për dëbim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button