Han: Vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën para 25 korrik

Komisari evropian për Fqinjësi të Mirë dhe Zgjerim Johanes Han sot përsëri theksoi se vendimi i Brukselit lidhur me liberalizimin e regjimit të vizave do të merret shumë më shpejt, para pushimeve, lajmëroi korrespodenti i MIA-s nga Prishtina.

I pyetur nga televizioni KTV kur saktë do të ndodhë kjo, Han u përgjigj se ai shkon në pushim më 25 korrik.

“Jam gjithmonë optimist”, ka thënë komisari kur është pyetur “nëse rekomandimi do të jetë pozitiv”.

Han deklaratën për televizionin  prishtinas e dha në Londër, ku merr pjesë në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button