Migrimi rrit popullsinë e BE-së në mbi 512 milionë banorë

Agjencia evropiane Statistikore (Eurostat) ka bërë të ditur se popullsia e Bashkimit Evropian (BE) është rritur për shkak të migrimit gjatë vitit 2017, transmeton Anadolu Agency (AA).

Më 1 janar të vitit 2018, popullsia është rritur në 512.6 milionë nga viti i kaluar kur ishte 511.5 milionë.

“Gjatë vitit 2017 në BE janë regjistruar më shumë vdekje se sa lindje (5.3 milionë vdekje dhe 5.1 milionë lindje), që do të thotë se ndryshimi natyror i popullsisë së BE-së ishte negativ. Ndryshimi i popullsisë (pozitiv, me 1.1 milionë banorë më shumë) ishte si pasojë e migrimit neto”, tha Eurostat në një deklaratë me shkrim.

Gjermania është vendi i parë më i populluar i bllokut me gjithsej 82.9 milionë banorë ose 16,2 për qind të popullsisë së përgjithshme të BE-së.

Gjatë vitit 2017 numri i popullsisë shënoi rritje në 19 vende anëtare dhe shënoi ulje në 9 vende. Rritja më e madhe vjetore u shfaq në Maltë (+32.9 për 1.000 banorë), pasuar nga Luksemburgu (+19.0 për 1.000 banorë) dhe Suedia (+12.4 për 1.000 banorë).

Eurostat zbuloi se në vitin 2017 në BE lindën 5.1 milionë foshnja, pothuajse 90 mijë më pak se viti paraprak.

Normat më të larta të lindjeve u regjistruan në Irlandë me 12.9 për 1.000 banorë, ndërsa më të ulta u regjistruan në Itali me 7.6 për 1.000 banorë.

“Ndërkohë, në BE janë regjistruar 5.3 milionë vdekje në vitin 2017, ose 134.200 më pak se një vit më parë”, tha Eurostat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button