Dhurata e adhurueshme ( dhe e shtrenjtë) që princi Harry i bëri nipit, Louis!

Princi Louis u pagëzua një ditë më parë, dhe për të kremtuar këtë event, xhaxhai Harry i kishte përgatitur një dhuratë tejet të vecantë (e me kosto super të lartë). Nuk është një lodër, nuk është veshje – është një libër!! Por jo një dosido. Është botimi i parë origjinal i të famshmit “  „Winnie-the-Pooh”, shkruan Bordo.al. 

Duke qenë se bëhet fjalë për një gjë të rrallë, edhe cmimi ishte tejet i kripur: plot 8.000 paundë apo mbi 10.000 euro. Libri daton ne 1926-tën. Burime pranë Harry-t i thanë The Sun se ai kishte pasur ndërmend një libër  tjetër fillimisht – „Through the Looking-Glass”  e Lewis Carroll, edhe ai botim i parë, e që kushtonte akoma më shumë, gati 24.000 paundë. Por në fund, mendoi se  „Winnie-the-Pooh” është më i përshtatshëm për fëmijë të vegjël.

Dhurata për më tepër ka dhe një lloj lidhjeje me princeshën Diana. Një prej kujtimeve më të bukura që ruan Harry nga fëmijëria e tij lidhet pikërisht me të ëmën, dhe faktin që ajo i lexonte gjithmonë libra përpara se të flinte gjumë, ku më shumë preferonte klasikët!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button