Autoritetet e Kosovës u kërkojnë qytetarëve kujdes të shtuar në trafik

Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës ka kërkuar nga vozitësit që të kenë kujdes në trafik.

Përmes një komunikate për media, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, u ka bërë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që të jenë të vëmendshëm dhe se autoritetet po punojnë drejt ngritjes së sigurisë në rrugët e Kosovës.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të jetë e pakompromis ndaj shkelësve në trafik dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ngritjes së sigurisë në trafikun rrugor, do të ndërmarrin veprime policore shtesë, me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik”, thuhet në një njoftim për media të dërguar nga Zyra për Informim në këtë ministri.

Bazuar në të dhënat e fundit të Policisë së Kosovës, si pasojë e aksidenteve rrugore vetëm gjatë këtij viti kanë humbur jetën 58 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP