E veja e nobelistit kinez niset drejt Evropës

Liu Xia, e veja e disidentit politik kinez, Liu Xiaobo është larguar nga Pekini në një udhëtim në Evropë, është njoftuar pas disa raporteve.

Liu Xia, artiste dhe poete ka qenë nën arrest shtëpiak dhe vëzhgim shtetëror prej kur burri i saj ishte shpërblyer me Çmim Nobel për Paqe në mungesë më 2010, transmeton REL.

BBC ka raportuar se Liu Xia është nisur nga Pekini në Berlin, mirëpo nuk janë bërë të ditura detaje tjera.

Liu Xiaobo, ka vdekur nga kanceri në korrik të vitit 2017, sa ishte në paraburgim pas ishte duke përfundur dënimin e tij prej 11 vjetëve për “nxitje të përmbysjes së shtetit” dhe për pjesëmarrje në një peticion, i cili bënte thirrje për reforma politke më 2008 dhe ishte nënshkruar nga rreth 300 intelektualë kinezë.

Kina kishte injoruar thirrjet ndërkombëtare që ai t’i kalonte ditët e fundit në liri.

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës ta lejojë Liu Xian të largohet nga ky shtet.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka ngritur rastin e Lius në gjatë një vizite me presidentin kinez, Xi Jinping me herët gjatë këtij viti në Pekin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP