Neymar lojtari më i kërkuar i botërorit në internet, Kane i katërti në listë

Neymar është lojtari që më së shumti është kërkuar në internet.

Emri i futbollistit brazilian është kërkuar 774,154,642 herë që kur Kampionati Botëror nisi muajin e kaluar.

Kështu së paku janë të dhënat e “Data Powa”, të cilat zbuluan statistikat si pjesë e “Indeksit të Playa POWA”, i cili analizon shfaqjet komerciale të lojtarëve më të mirë në botë, transmeton Telegrafi.

 Neymar (Getty Images)

Reprezentuesi i “Selecaos” ka lënë pas pothuajse me dyfish të kërkimeve yllin e Barcelonës, Lionel Messin, i cili është kërkuar 332,218,996 herë në rrjetet sociale dhe makinat kërkuese të internetit.

Si i treti në listë renditet ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, emri i të cilit është kërkuar 263,811,782 herë.

 Golashënuesi i gjertanishëm në kampionatin botëror, Harry Kane është kërkuar 96,825,600 herë.

Ndryshe, në top dhjetëshe gjenden edhe Antonie Griezmann, James Rodriguez, Luka Modric, Philippe Coutinho, Sergio Ramos si dhe Gabriel Jesus.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP