Strumicë, varrosen viktimat e zjarrit, padi për vajzën shkaktare

Në varrezat e fshatit malor të Strumicës, Riç, sot do të varrosen trupat e Bllazho (50) dhe Peno (46) Stojanov, punonjës në NP “Pyjet e Maqedonisë – ekonomia pyjore “Bellasicë”, të cilët humbën jetën në shuarjen e zjarrit ditën e hënë mbi Strumicë.

Komuna e Strumicës sot shpalli Ditë zie për personat që humbën jetën në mënyrë tragjike.
“I ngushëllojmë dhe ndajmë dhimbjen me familjet e bashkëqytetarëve tanë tragjikisht të vdekur, të cilët e sakrifikuan jetën e tyre në shuarjen e flakëve të zjarrit. Në të njëjtën kohë lutjet tona janë për rikuperimin e tre bashkëqytetarëve tanë të tjerë, të cilët janë për mjekim në Shkup”, deklaroi kryetari i komunës, Zoran Zaev.

Nga policia lajmërojnë se njëzet e katër vjeçarja M.E. nga Strumica dyshohet të ketë shkaktuar zjarrin në të cilin ndërruan jetë dy vëllezër nga fshati Riç, ndërsa 14 persona tjerë u plagosën rëndë. Ndaj 24 vjeçares MPB ka ngritur padi penale për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button