Dimovski: Amnistia e 27 prillit nuk është kusht për zgjedhjen e anëtarëve të KSHZ-së

Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë që e bart si kryetar i Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime, por është e komplikuar procedura për zgjedhjen e përbërjes së re të KSHZ-së, kështu tha deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, transmeton Portalb.mk.

“Duhet pajtueshmëri e plotë e grupeve parlamentare. Hapi i parë është konfirmimi i listës së pastër në komisionin për zgjedhje dhe emërime, ku LSDM ka gjashtë anëtarë, VMRO-DPMNE gjashtë dhe një Besa nga fraksioni i Afrim Gashit. Së dyti, lista dërgohet te Xhaferi i cili duhet t’i njoftojë deputetët të cilët pastaj për tre ditë do të duhet të japin propozimet e tyre. Më pas komisioni formon grup përfundimtar në pajtim me Rregulloren Zgjedhore dhe votohet me dy të tretën e shumicës. Nëse nuk ka pajtueshmëri, procedura nuk do të ketë sukses. E gjitha procedurë do të përsëritet”, tha Dimovski.

Dimovski apeloi që sa më shpejt të pajtohen partitë që mos të ketë presion ndaj Kuvendit dhe Komisionit për zgjedhje.

“Jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë time, por këtë e bëj që të lë hapësirë për marrëveshje mes partive. Kemi biseduar me Xhaferin se kur do të ketë pajtueshmëri mes partive, sa të marrim dritë jeshile, menjëherë do fillojmë me procedurë”, tha Dimovski.

Ai tha se ka biseduar me liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, ai ka thënë se propozimi për ligjin për amnisti  nuk lidhet me KSHZ-në.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button