Shpëtohet edhe djaloshi i dhjetë nga shpella në Tajlandë

Janë nxjerrë edhe dy djem nga kompleksi i shpellave në Tajlandën Veriore, sot në ditën e tretë të operacionit të shpëtimit.

I nënti dhe i dhjeti prej djemve të shpëtuar së bashku me zhytësit dolën para disa minutave nga shpella ndërsa pritet që çdo moment të dalin edhe dy djemtë e tjerë dhe trajneri i tyre që kanë mbetur të bllokuar në shpellë.

Deri tani janë shpëtuar dhjetë prej 12 djemve. Në shpellë gjenden edhe dy djem dhe trajneri i tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button