Policia kumtoi se nuk do të tolerojë dhunë në ndeshjet futbollistike

Ministria e Punëve të Brendshme sot nëpërmjet kumtesës i informon qytetarët se do t’i ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet, si dhe do të përforcohen kontrollet me qëllim të mbajtjes së rendit dhe qetësisë publike me rastin e ndeshjeve ndërkombëtare futbollistike në Shkup të caktuara për sot dhe nesër, njofton Portalb.mk.

Në korniza të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve sot me fillim në ora 20:15 në “Telekom Arena” Shkëndija e pret TNS nga Veles, ndërkaq nesër në stadiumin “Petar Milloshevski” Rabotniçki është nikoqir i Honved nga Hungaria.

“Apelojmë deri te qytetarët të cilët do t’i ndjekin ndeshjet të përmbahen nga veprimet të cilat e prishin rendin dhe qetësinë publike, me qëllim që të nxitet dhunë dhe vepra tjera penale. MPB nuk do të tregojë aspak tolerancë ndaj dhunës prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe veprave tjera në korniza të ligjit për parandalimin dhunës dhe sjelljes jo të hijshme në ndeshje futbollistike”, kumtojnë nga MPB.

MPB ka dërguar apel deri te të gjithë qytetarët, veçmas deri te grupet e tifozëve që të sillen në mënyrë korrekte dhe sportive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button