Franc Pres: Maqedonia së shpejti anëtarja e 30-të NATO-s

Aleanca Veriatlantike do ta ftojë Maqedoninë që të bëhet anëtarja e 30-të, shkruan agjencia e lajmeve Franc Pres, njofton Portalb.mk.

Edhe përskaj konfliktit rreth buxhetit për mbrojtje, shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s, do të ndajnë ftesë për anëtarësim të Maqedonisë. Atë e ka mundësuar kompromisi për çështjen e emrit me Greqinë.

Megjithatë, paraprakisht duhet që të implementohet tërësisht Marrëveshja. Kuvendi në Maqedoni tanimë e ka miratuar, por mungon edhe referendumi për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë. Ai do të mbahet në shtator ose rreth tetorit. Pas kësaj do të jepet dritë jeshile nga Kuvendi i Greqisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button