Lube Boshkoski e përkrah marrëveshjen me Greqinë

Udhëheqësia e partisë “Të Bashkuar për Maqedoninë” në takimin e saj të mbrëmshëm ka diskutuar dhe e ka përkrahur Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Vlerësimi i Udhëheqësisë është që t’i jepet mundësi për ardhmëri më të mirë të të rinjve dhe të gjeneratave të cilat vijnë, nëpërmjet krijimit të kushteve për pranim të vendit tonë në integrimet euro-atlantike, kumtojnë nga partia ku kryetar është Lube Boshkoski, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç thonë nga atje, qëndrimi i Udhëheqësisë është se me mbiemrin “E Veriut” nuk do të humbet identiteti i shtetit, por as përcaktimet tjera thelbësore.

“Ato nuk janë të rrezikuar – as ndryshojnë. Të Bashkuar për Maqedoninë me kujdes do ta ndjek realizimin e Marrëveshjes dhe me veprimtarinë e saj do të kontribuojë për realizimin e saj në frymën përcaktimeve themelore të partisë, në pajtueshmëri së cilave nesër me të vërtetë do të bëhemi anëtar të plotë të BE-së dhe NATO-s. Të Bashkuar për Maqedoninë i fton qytetarët, veçmas të rinjtë, që të dalin në referendum dhe ta japin votën e tyre për të ardhmen evropiane të vendit tonë. Ardhmëria e anuluar përfundimisht të bëhet e kaluar”, thonë nga partia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button