Tamara Ecclestone lë të dashurin, kupton se ka xhiruar film pornografik

Tamara Ecclestone, e bija e pronarit të Formula 1, Barney Ecclestone, la të dashurin e saj, Omar Khyami, sepse mësoi që ai ka një video xhirim pornografik. 

Sapo u kthyen nga pushimi në Dubrovnik të Kroacisë, Tamara Ecclestone ka mësuar se i dashuri saj ka një video xhirim pornografik dhe vendosi që ta braktisë atë. 

“Unë nuk isha në lidhje me vajzën, me të cilën kam pasur seks dhe video xhirim. Kjo ishte një gjë e pamend që unë kam bërë gjatë dehjes në ndejën e beqarisë. Mezi mbaj mend se çfarë kam bërë,” u justifikua Omar dhe shtoi se Tamara ishte shumë e mërzitur dhe se ka vepruar pa menduar. 

Bija e pronarit të Formula 1, thuhet se menjëherë i paketoi gjërat e Omarit dhe ia ka dërguar ato përsëri tek prindërit e tij, ndërsa shtëpisë luksoze në Londër, ku ata të dy jetonin së bashku ia ndërroi bravën e derës. 

“Kam biseduar me Omarin dhe e pranoi se ai është në video. Unë jam e mërzitur”, tha Tamara e cila kishte dy vjet në lidhje me Omarin, madje kishin planifikuar edhe të martoheshin./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button