Hashim Thaçi takon në Turqi kryeministrin rus Medvedev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka yhvilluar një takim të shkurtër me kryeministrin e Federatës së Rusisë, Dimity Medvedev, transmeton REL. 

Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka njoftuar se takimin me Medvedev e ka realizuar në kuadër të ceremonisë së inaugurimit të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ku ai po qëndron me ftesë të autoriteteve turke.

“Kryeministrin Medvedev shkurtimisht e informova për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Me këtë rast, kërkova nga kryeministri Medvedev që të vendosim një komunikim fillestar midis dy vendeve tona”, ka shkruar Thaçi.

“Ne po ashtu biseduam edhe për fazën e fundit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u pajtuam se marrëveshja eventuale do të sjell paqe afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar presidenti i Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button