Njollat kafe në fytyrë, shkaktarët dhe zgjidhjet!

Për shumicën e femrave pamja e tyre e jashtme është shumë e rëndësishme dhe asgjë nuk mund të tregojë më shumë bukuri sesa një lëkurë e pastër dhe e shëndetshme fytyre.

E vërteta është që sado që kujdesemi për lëkurën tonë nuk arrijmë t’i shpëtojmë dot disa të papriturave. Një nga problemet e paparashikuara të lëkurës së fytyrës janë njollat kafe. E kemi fjalën për njollat kafe që shfaqen zakonisht gjatë shtatëzanisë si pasojë e ndryshimit të hormoneve, por kjo nuk është arsyeja e vetme e shfaqjes së këtij problemi. Duhet të dini që ka dy lloje njollash kafe, Chloasma dhe Melasma, shrkuan Bordo.al.

Të dyja kanë shkaktarë hormone, por nëse Chloasma shkaktohet gjatë shtatëzanisë, Melasma mund të shfaqet në çdo moment si pasojë e marrjes së kontraceptivëve oral, sëmundjes së tiroideve ose përdorimit të pakontrolluar të antibiotikëve.

Njollat kafe shfaqen edhe tek femrat, të cilat nuk janë shtatëzënë, por kanë tendencë hiperpigmentimi të lëkurës dhe ky hiperpigmentim kthehet në problem gjatë ekspozimit të gjatë në diell ndërkohë që lëkura nuk është e mbrojtur me krem mbrojtjës ndaj diellit.

Përgjithësisht tek femrat shtatëzëna, njollat kafe largohen pas periudhës së shtatëzanisë, por nëse kjo nuk ndodh ekzistojnë disa mënyra për eleminimin e tyre.

Këto njolla kafe që zakonisht lokalizohen në ballë, mjekër dhe në buzën e sipërme mund të largohen duke përdorur kremra me bazë acidesh. Nëse kërkoni që t’i largoni sa më shpejtë këto njolla mjafton të lini një takim tek mjeku dermatolog dhe mund të bëni një piling me bazë acide, i cili ndihmon në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës duke e bërë më të shpejtë mundësinë e rigjenerimit të qelizave, e cila sjell zhdukjen më shpejtë të njollave.

Mbani mend që në të dyja rastet ekspozimi në diell është përkeqësues i gjendjes. Përdorni krem mbrojtjës nga dielli përgjatë gjithë vitit, sidomos gjatë verës dhe mos e diagnostikoni asnjëherë vetë vetën! Kontrolli në një mjek specialist do t’ju japë zgjidhje dhe do t’ju rikthejë bukurinë e lëkurës tuaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button