Janë fejuar Justin Bieber dhe Hailey Baldwin

Ethet e dasmave si duket i kanë kapur yjet e rinj të Hollywoodit, kjo pasi po spekulohet se çifti Justin Bieber dhe Hailey Baldwin, janë fejuar gjatë javës së kaluar, raporton Express i KTV-së.

Dyshja ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, por sipas mediave botërore Justin ka vendosur që Hailey është femra e jetës së tij dhe kështu i ka propozuar martesë.

Lajmi tronditi adhuruesit e këngëtarit, të cilët ishin të sigurt që Bieber do të përfundoj në lidhje me Gomez-in. E Ariana Grande i ka dalë në mbrojtje çiftit të sapo fejuar, duke thënë që dashuria nuk njeh moshë dhe nuk vlerësohet me sasinë e kohës që një çift e ka kaluar së bashku në lidhje.

Sipas saj, kur e gjen personin e duhur, e di që dëshiron ta kalosh jetën përkrah tij apo saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button