Maqedoni, turistët holandez më së shumti e vizitojnë Maqedoninë (Vizualizim)

Në 10 vitet e fundit, gjegjësisht prej vitit 2008 deri në vitin 2017 mbi 200.000 turistë nga Holanda, kanë realizuar thuajse një milion fjetje në Maqedoni, tregon analiza më e re e “DATA”. Pas tyre, më së shumti ka pasur turistë nga Turqia, gjegjësisht 922.046 fjetje prej 600.000 turqve, ndërkaq 417.959 serbë, gjithsej kanë fjetur 837.802 herë, njofton Portalb.mk.

Maqedonia më së shumti ka pasur turistë në vitin 1987, kur ka pasur 2.4 milionë fjetje nga turistë nga Maqedonia dhe 1.5 milionë fjetje nga turistë të huaj. Në 5 vitet e fundit, turizmi është duke u rritur, por megjithatë numrat janë larg prej nivelit që shteti e ka pasur në vitet e 80-ta/

Vitin e kaluar në Maqedoni ka pasur 1.4 milionë fjetje prej turistëve vendor dhe 1.3 milionë prej turistëve të huaj.

Sipas analizës, në mesatare, turistët e huaj ngelin nga dy net, vendorët nga katër, ndërkaq holandezët nga 5 net. Prej vitit 2013, shteti tur-operatorëve u ka ndarë nga 65 euro subvencion për çdo turist holandez, i cili së paku ka fjetur tre net.

Vizualizimet e publikuara janë pjesë e projektit D.A.T.A. – Data Analytics for Transparency and Accountability, të implementuar nga ana e Fondacionit Metamorfozis.
Ky projekt është pjesërisht i mbështetur me grant nga Ambasada e SHBA-ve. Mendimet, zbulimet dhe konkluzionet ose rekomandimet e paraqitura këtu janë të implementuesit/autorëve dhe nuk i reflektojnë domosdoshmërisht ato të Qeverisë së SHBA-ve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP