Boris Johnson jep dorëheqje nga posti i shefit të diplomacisë britanike

Boris Johnson ka dhënë dorëheqjen si sekretar i jashtëm, duke u bërë ministri i tretë në 24 orë që ka dalur nga qeveria, duke mos i mbështetur planet e Theresa May për një Brexit të butë. Kryeministrja shënoi një kompromis me kabinetin e saj të ndarë thellësisht, në një takim në Checkers(vilë e Kryeministrit britanik), të premten, por pasi u konsultua me miqtë dhe aleatët, Johnson vendosi se nuk mund ta promovonte marrëveshjen.

Një zëdhënës i Downing Street tha: “Sot pasdite, kryeministrja pranoi dorëheqjen e Boris Johnson si sekretar i jashtëm. Zëvendësimi i tij do të shpallet së shpejti. Kryeministrja e  falënderon Borisin për punën e tij.

“Pas samitit në vilën e Kryeministres, Xhonson iu referua përpjekjeve për të shitur planin e kryeministres për Brexit’it si sikur kur të pastrosh ndonjë ndytësirë.

Dorëheqja e tij vjen pas asaj të sekretarit të Brexit’it, David Davis, dhe Steve Baker. Largimi i Johnson do të thellojë ndjenjën e krizës rreth May’it dhe do të rrisë shanset që ajo të mund të përballet me një votë mosbesimi.Kryeministrja do të duhej t’i drejtohej deputetëve të saj në Westminster në orën 17.30, në një atmosferë që po bëhej gjithnjë e më e përflakur.

Nëse 48 deputetë shkruajnë letra mosbesimi tek kryetari i Komitetit të vitit 1922, Graham Brady, May do të ballafaqohet me një votë mosbesimi.Shumë nga mbështetësit e kryeministrit besojnë se ajo do të fitonte një garë të tillë, por nëse ajo do të humbiste, May do të përballet me një sfidë udhëheqëse, me Johnsonin midis kandidatëve të mundshëm.

Në letrën e dorëheqjes së Davisit, ai tha se beson se propozimi i May’t për një zonë të tregtisë së lirë në Mbretërinë e Bashkuar dhe BE drejtohet nga një “libër i përbashkët rregullash”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button