Aleanca për Shqiptarët jep 10 rekomandime se si të zbutet “ekzodi i mjekëve” (VIDEO)

​Partia Aleancë për Shqiptarët vlerëson se në ditët e fundit jemi dëshmitarë të një ekzodi të mjekëve, nga rajoni i Tetovës, trend ky i cili, sipas tyre, nëse vazhdon do të shkaktojë pasoja të rënda në rrafshin lokal por edhe më gjerë duke krijuar mundësi për havari në sistemin shëndetësor që është i sëmurë, sidomos në dekadën e fundit, njofton Portalb.mk.

“Departamenti i Shëndetësisë në Aleancën për Shqiptarët ndjek me vëmendje këtë problematikë dhe pas shumë analizave dhe përpunim të informatave, në këtë faze akute propozon Paketën 10 e cila duhet të inkorporohet në ligjin e ri të shumëpritur për mbrojtje të shëndetit që është në fazën përgatitore. Paketa 10 nuk është shkop magjik por tentim serioz për zgjidhje të problemit duke motivuar mjekët e ri që punën dhe karrierën ta zhvillojnë në vendlindje”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët.

Më poshtë mund t’i shihni 10 rekomandimet e Aleaancës për Shqiptarët:

  • Në afat më të shkurtër të hartohet harta elektronike e institucioneve shëndetësore publike ku në mënyrë transparente do të prezantohen vendet e lira të punës;
  • Të gjithë mjekët e ri të punësohen menjëherë, ku kriteriumet kryesore të jenë suksesi gjatë studimeve dhe nevojat e sistemit shëndetësor në Maqedoni;
  • Të gjithë mjekët e ri të dalluar të angazhohen në Qendrën klinike universitare në Shkup dhe Spitalet klinike në Tetovë dhe Shtip;
  • Në procedurë të shpejtuar të barazohen koeficientet e rrogave në krahasim me atë të gjyqtarëve;
  • Rroga minimale e mjekëve të jetë 50.000 denarë, ndërsa kujdestaritë e mjekëve të paguhen jo më pak se 3000 denarë;
  • Të gjithë mjekëve që shprehin interes për specializim, shteti t’ju garantoj që pas 5 vjetëve përvojë pune të munden ta regjistrojnë dhe ta nisin të njëjtën dhe të gjitha harxhimet e specializmimit të mbulohen nga Ministria e shëndetësisë si dhe urgjentisht të ndërpriten specializimet private për nënshtetasit e Maqedonisë;
  • Të përmirësohen kushtet e punës, siguria juridike dhe fizike duke e sjellë ligjin për të drejtat e mjekëve;
  • Oda e mjekëve, me të gjitha kapacitet që ka, të angazhohet për zgjidhje të problemit e jo të luaj rolin e vëzhguesit pasiv. Ky institucion të sigurojë kredi të volitshme për mjekët e ri që të sigurojnë nevojat bazë për një jetë normale;
  • Fakultetet e mjekësisë të organizojnë “Ditën e karrierës” ku studentët e mjekësisë që janë në vitet e fundit të studimeve të njoftohen me mundësitë e punësimit dhe përparimit në karrierë;
  • Qeveria të organizojë takim urgjent me Agjencitë ndërmjetësuese (brain-hunters) dhe të ndikojë në mënyrën e prezantimit të kushteve të punës të mjekëve të ri që aplikojnë për të emigruar jashtë shtetit.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button