Pa u miratuar ligji, nuk do të ketë risi në arsimin fillor dhe të mesëm

Derisa nuk miratohet një ligj i ri për arsimin fillor, filloristët do të mësojnë sipas programeve të vjetra mësimore, edhe pse grupi punues që e përgatit ligjin, duke i kumtuar në janar planet e rishqyrtuara mësimore për klasën e parë pati pritje se ato do të zbatohen në të paktën disa pilot-shkolla nga ky shtator.

Sipas versionit të parë, grupi punues në MASH tani përgatit edhe version të dytë të ligjit të ri i cili sërish do të vendoset për sugjerime dhe vërejtje në regjistrin elektronik të rregullave ENER.

Arbër Ademi sot në në konferencë për shtyp me rastin e një mujorit nga marrja e funksionit të ministrit të Arsimit dhe Shkencës tha se intensivisht punohet në reformat dhe sjelljen e ligjit, por se ai është i ndërlikuar dhe duhet të përbëhet me kujdes dhe në dobi edhe të nxënësve edhe të mësimdhënësve. Që të gjendet një zgjidhje më e mirë, tha, përfshijnë ekspertë nga institucionet relevante dhe nga organizatat ndërkombëtare.

“Kur bëhet fjalë për zgjidhje të mëdha ligjore, nuk duhet të shpejtohet, sepse kemi parë miratime të ligjeve dhe më pas shumë shpejt  ndryshime dhe plotësime të atyre ligjeve. Bëhet fjalë për një ligj shumë të rëndësishëm dhe prandaj duhet të gjendet zgjidhja më e mirë. Bëhet fjalë për krijim të një sistemi cilësor edukativo-arsimor për ardhmërinë e fëmijëve tanë. Në lidhje me pilotimin e planeve, atëherë kur do të mendojmë se një reformë funksionon dhe do të jetë produktive, atë edhe do ta zbatojmë”, tha Ademi.

Në fillim të vitit grupi punues së bashku me ministren e atëhershme Renata Deskoska, prezantoi plane dhe programe të rishqyrtuara mësimore për klasën e parë, të cilat parashikuan më pak lëndë, më së shumti katër orë në ditë dhe pushime me aktivitetet të lira dhe lojëra, që të mundësohet tranzicion i lehtë i filloristëve nga familjet ose kopshtet drejt shkollave. Me miratimin dhe zbatimin e planeve të reja mësimore është paraparë të ndalojë edhe vlefshmëria e mësimit Kembrixh-programi.

Ademi sot tha se risi mund të vendosen vetëm pas miratimit të ligjit dhe se në sjelljen e tij duhet të merren parasysh të gjitha palët e cenueshme, ashtu që nëse zvogëlohet numri i lëndëve dhe orëve, nga ana tjetër duhet të merren parasysh edhe mësimdhënësit të cilët me këtë do të kenë më pak punë.

Kumtoi se MASH fillon me aktivitetet përgatitore dhe për ligj të ri për arsim të mesëm. Më shumë do të promovohet arsimi i mesëm profesionist, ndërsa në plan është edhe viti shkollor 2019/2020 që të rrumbullakoset procesi i tërë reformimit të arsimit të mesëm profesional katërvjeçar.

Sipas modelit gjerman do të vendoset arsimi i dyfishtë profesional dhe nga shtatori ky koncept do të zbatohet në dy pilot-shkolla të mesme në Ohër dhe në Kavadar, për çka tani më janë miratuar planet mësimore për vitin e parë.

Lidhur me librat, Ademi tha se janë formuar komisione për ndryshime deri në, siç tha, 30 për qind të përmbajtjes të shumë librave nga arsimi fillor dhe i mesëm.

Informoi se janë sjellë vendime për libra për gjuhë italiane, e cila nga shtatori (përveç gjuhës frënge dhe gjermane) do të jetë gjuha e dytë për të gjitha klasat në arsimin fillor dhe për të gjitha vitet në arsimin e mesëm. Gjuha boshnjake, megjithatë, nga viti shkollor 2018/2019 vendoset në mësim të rregullt në arsimin fillor nëntëvjeçar, për çka është miratuar edhe plani mësimor.

Në konferencë për shtyp, Ademi apeloi edhe deri tek institucionet e arsimit të latë që statutet dhe aktet e tyre t’i harmonizojnë me Ligjin e ri të sjellë për arsim të lartë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button