Lideri i demokratëve shqiptarë për një vizitë “blic” në SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka fluturuar këtë të diel drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të zhvillojë një seri takimesh zyrtare.

Nga partia, nuk japin informacion për agjendën e takimeve të Bashës, por Ora News informon se ai do të qëndrojë në Uashington, deri në datën 12 korrik ku parashikohen edhe takime në Departamentin amerikan të Shtetit.

Sipas të njëjtave burime, kreu i opozitës parashikon në axhendë një takim me ambasadoren e re që do të zëvendësojë Donald Lu. Ky takim nuk konfirmohet zyrtarisht, por në të njëjtën kohë as nuk u mohua.

Vizita pesëditore e kryetarit të Partisë demokratike Lulzim Basha, në Shtetet e Bashkuara, vjen në një moment të rëndësishëm politik në Shqipëri, kur opozita ka paralajmëruar një aksion të fortë kundër qeverisë ndërsa në opsionet e saj nuk janë vetëm protesta por dhe mundësia e bojkotit të institucioneve apo një vendim më ekstrem siç mund të jetë djegia e mandateve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button