Rifillon operacioni i shpellës në Tailandë, 8 djem dhe trajneri po presin të dalin

Zhytësit në shpellën në Tailandë janë gati të fillojnë operacionin me rrezik të lartë për të nxjerrë tetë djemtë e mbetur me trajnerin e tyre të futbollit ende brenda një rrjet shpellash të përmbytur nga uji.

Katër djem u nxorën shëndoshë e mirë nga shpella të dielën.

Por misioni u ndalua gjatë natës për të zëvdenësuar bombolat e ajrit. Fëmijët i bllokuan në shpellë ëm 23 qershor pasi shirat e dendur shkaktuan përmbytjen e saj, por u gjetën gjalël nga zhytësit javën e kaluar.

Dje, ekipet e shpëtimit vendosin të avancojnë me operacionin e rrezikshëm për të nxjerrë fëmijët me trajnerin pasi kishin frikë se niveli i ujërave do të ngrihej përsëri.

Operacionipritet të rifillojë të hënën por deri tani nuk ka ende një konfirmim. Të paktën 7 ambulanca janë në pritje në hyrje të shpellës

Gazetari i BBC, Jonathan Head tha se ky operacion është shumë i mbikqyrur dhe identitetet e djemve që kanë dalë jashtë po mbahen të fshehta. Nuk është e qartë edhe nëse familjeve të tyre u është treguar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button