Mançeski: VMRO-DPMNE mund ta kushtëzojë formimin e KSHZ-së me amnisti për të dënuarit e 27 prillit

Ministri i Shoqërisë Informatike, Damjan Mançeski, dyshon se kërkesën që lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, që e ka dërguar dje nga Srumica për amnisti për dhunën e 2 prillit, mund të vendoset si kusht për formimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, shkruan “Dojçe Vele”. Me atë do të bllokohej mbajtja eventuale e referendumit për Marrëveshjen me Greqinë, njofton Portalb.mk.

Sipas burimeve partiake, VMRO-DPMNE, fillimisht e kushtëzon formimin e KSHZ-së, me miratimin e ligjit për financimin e partive politike dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Për atë tanimë jemi marrë vesh. Por formimi i KSHZ-së tani kushtëzohet me kërkesa të reja. Ne e dimë se sa dhe deri kur do të rritet ajo pako. Nuk do të pranojmë lloj të tregtimit”, thotë Mançevski, i cili merr pjesë në bisedimet e grupeve punuese të dy partive.

Në tavolinë është kërkesa për ndryshime të ligjit për Qeveri, me të cilin, përpara çdo zgjedhjeve Qeveria do të duhej të funksionojë sipas modelit të Marrëveshjes së Përzhinës, me ministra të propozuar nga opozita në disa resorë.

“Është jo-serioze që ajo kërkesë të bëhet kusht për formimin e KSHZ-së. Kur ne e kërkuam atë që të bëhet zgjidhje sistemuese, nga VMRO-DPMNE ishin kundër. Të mos harrojmë se “Qeveria e Përzhinës” u formua si rezultat i krizës së rëndë politike. Nuk ka logjikë që e njëjta zgjidhje të aplikohet edhe më tej. Nga VMRO-DPMNE duhet që të sqarojnë se pse kërkojnë zgjidhje të tillë kur kriza është pas nesh, për shtet i cili udhëton drejt BE-së dhe NATO-s. Sipas zgjidhjeve aktuale ligjore, vetëm kryeministri duhet që të tërhiqet nga funksione 100 ditë përpara  zgjedhjeve”, tha Mançevski.

Çështjen e amnistisë, Mickoski dje për herë të dytë e ka theksuar në afat prej tre ditëve.

“Dhe mos harroni asnjëherë se megjithatë ka njerëz të pafajshëm nëpër burgje pasi që e kanë ndjekur idenë dhe mendimin e ndershëm dhe motivi i vetëm i tyre ka qenë atdheu Republika e Maqedonisë. Edhe këtij budallallëkut të revanshizmit politik patjetër duhet që t’i vijë fundi, pasi që shumë gjatë ndahemi në të juaj dhe tonë, në maqedonas dhe më pak maqedonas dhe për atë është e nevojshme amnisti për personat e 27 prillit, pasi që patjetër duhet që të vazhdojmë përpara, a nuk ka përparim nëse jetojmë në të kaluarën”, deklaroi Mickoski.

Ai deklaroi se VMRO-DPMNE nuk i harron ata që janë nëpër burgje, e që janë, siç tha ai, të montuar na pushteti.

Mickoski: Amnisti për personat e 27 prillit, nuk ka përparim nëse jetojmë në të kaluarën

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button