Idrizi fitoi medalje të artë në Kupën Botërore të Karatesë në Umag

Karateisti i Makpetrolit, Abdurahim Idrizi e fitoi medaljen e artë në Ligën botërore për të rinj në Umag, Kroaci. Ai në kategorinë konkurruese për juniorë 55 kg në finale e mposhti Maksim Krasnov nga Rusia me 7-2.

Në rrugën për në finale Idrizi e mundi Lukas Tomas (Gjermani), Mirens Agoviq (Bosnja e Hercegovina), Maksim Padloski (Bjellorusi) dhe Nikita Filipov (Ukrainë).

“Idrizi me meritë e fitoi medaljen e artë nga kjo ndeshje me kualifikim të lartë të cilën e organizon Federata Botërore e Karatesë (VKF). Në luftimin e gjysmëfinales dhe finales ai i deklasoi kundërshtarët e tij dhe me dallim të madh në pikë u ngjit në piedestalin fitues. Idrizi me pjesëmarrjen e tij në garat e fundit, dëshmon se gradualisht rritet në potencial të madh të karatesë në të cilin mund të konsiderojë Maqedonia në të ardhmen”, deklaroi trajneri Boshko Zaborski.

Në kupën botërore morën pjesë 1.874 garues prej 74 vendesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button