Dy dëshmitarë e njohën Rangellovën në seancën e sotme të rastit “Duna në Komunën Qendër”

Me dëgjimin e dëshmitarëve filloi seanca e sotme e rastit “Dhuna në Komunën Qendër” ku të akuzuar janë ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, këshilltarja e VMRO-DPMNE-së në atë kohë, Daniela Rangellova dhe disa të tjerë që ishin në turmën e cila me 10 qershor 2013 protestonte para Komunës Qendër, transmeton Portalb.mk.

Dy dëshmitarët Sashka Gjosheva dhe Vesna Milosalevska, të cilët atë periudhë ishin dëshmitarë nga radhët e LSDM-së deklaruan se me 10 qershor është organizuar sulm në Komunën Qendër nga turma e manipuluar dhe organizuar e qytetarëve. Të dy theksuan se mes pikave të rendit të ditës, në seancën e pestë të Këshillit të Komunës nuk ka pasur pik  për shkatërrimin e kishës “Shën Konstantin dhe Elena”. Në dëshmitë e tyre të ngjarjeve të dy theksuan se policia ka qenë në anën e këshilltarëve të LSDM-së që të mbrohen, policia është përgjigjur se nuk ka pasur urdhër të veprojë.

Dëshmitarja Gjosheva mes të akuzuarve që ishin të pranishëm në ngjarje i njohu Rangellovën dhe Aleksander Trajkovskin, ndërsa dëshmitarja Millosavllevska mes të akuzuarve i njohu Rangellovëm, Mitko Pecevin dhe Daniel Trifunovskin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button