Maqedonia pret ftesë për në NATO në Samitin e Aleancës

Maqedonia në Samitin e NATO-s që do të mbahet sot dhe nesër në Bruksel pret ftesë për aderim në aleancën më të madhe ushtarako – politike në botë, me çka do të hapet rruga e saj që të bëhet anëtarja e re e 30-të.

Në samitin do të marrë pjesë një delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, i cili në Bruksel do të arrijë nga Samiti BE- Ballkani Perëndimor në Londër, ku deklaroi se pret ftesë për në NATO.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pret se pas marrëveshjes me Greqinë, Maqedonia do të ftohet t’i fillojë negociatat për anarësim në NATO.

“Pres që pas marrëveshjes historike të arritur muajin e kaluar për kontestin e emrit, do ta ftojmë Shkupin t’i fillojë negociatat për anëtarësim. Kur marrëveshja të finalizohet dhe implementohet, do të mund ta ftojmë IRJM-në të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s me emrin e ri, Republika e Maqedonisë së Veriut. Ky është sinjal se dera e NATO-s është dhe do të mbetet e hapur”, ka thënë mbrëmë Stoltenberg në pres konferencë, njofton korespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pak para samitit të NATO-s në Bruksel përmes një video – deklarate deri tek qytetarët e Maqedonisë tha se këto dy ditë Maqedonia do të ulet në një tavolinë me fuqitë botërore.

“Vendi ynë zyrtarisht do ta marrë ftesën për anëtarësim në NATO. E lëshuam këtë mundësi në vitin 2008 dhe prej atëherë, gjërat nisën në drejtim të gabuar. Pamë çka do të thotë të jetohet në shtet të pasigurtë dhe në rajon jostabil. Kaluam nëpër shumë kriza, ndërsa shteti stagnonte në çdo fushë. Bashkëqytetarë të respektuar, gjatë dhjetë viteve një gjë u bë e qartë – pa perspektiva të hapura për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian, e ardhmja e Maqedonisë është e pasigurt. Anëtarësimi në NATO është mundësi historike të cilën tani duhet ta shfrytëzojmë. Me këtë Republika e Maqedonisë do të bëhet partnere dhe aleate me vendet më të fuqishme në botë. Anëtarësimi në NATO do të jetë stabilitet dhe siguri për Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e saj. Por, kjo do të sjellë edhe mundësi për zhvillim më të shpejtë ekonomik dhe prosperitet”, tha Shekerinska në video porosinë.

Ndërkohë, burime të larta diplomatike në NATO deklaruan se nuk priten bllokada për dhënien e ftesës për Maqedoninë në samit.

Në fund të qershorit, “Njujork Tajms”, publikoi informacion sipas të cilit Donald Tramp do të mund të bllokojë ftesën e Maqedonisë për në NATO për shkak të raporteve të tij me Vlladimir Putinin. Por, burime diplomatike dje theksuan se nuk ka kurrfarë indikacioni për një gjë të tillë.

Bile, nga NATO thonë se nuk shohin asnjë arsye se si do të mund Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s nëse dështon referendumi.

 

Stoltenberg: Dera e NATO-s është e hapur për Maqedoninë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button