Maqedoni, janë rrahur një nënë dhe vajza e saj njëvjeçare te e cila janë konstatuar lëndime të rënda trupore

Dje në Shkup janë rrahur një nënë dhe vajza e saj njëvjeçare. Sipas informatave të policisë, ato dje janë pranuar në Qendrën Urgjente ku te fëmija janë konstatuar lëndime shumë të rënda trupore, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga policia, dje në orën 12 e 45 është denoncuar se në Qendrën Urgjente janë pranuar K.M (20) nga Shkupi e cila ishte e rrahur së bashku me vajzën e saj njëvjeçare që kishte marrë lëndime të rënda trupore.

Policia njofton se po merret me zbardhjen e plotë të rastit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button