Tetovë, nga mosmirëmbajtja është tharë druri ekologjik që kishte për detyrë ta pastrojë ajrin (FOTO)

Eko druri, i cili në mars të vitit të kaluar u vendos në qendër të Tetovës,  është tharë plotësisht për shkak të një defekti teknik të pompës së ujit. Eko druri me vlerë 25,000 euro ishte dhuratë nga Gjermania. Qëllimi i vendosjes së këtij druri është që përmes llojit të veçantë të bimëve ta pastrojë ajrin e ndotur të qytetit nga grimcat PM10 dhe PM5 të dëmshme, transmeton Portalb.mk.

“Ne në pranverë e kemi lëshuar sistemin e ujitjes dhe i kemi informuar autoritetet komunale ta monitorojnë gjendjen e Eko drurit dhe rregullisht të dërgojnë informacione dhe fotografi për gjendjen e tij. Bima që është mbjellë në Eko drurin në dimër është tharë, që është dukuri e zakonshme te të gjithë drunjtë, jo vetëm te ne, por edhe në shumë vende të botës ku ka të vendosur instalime të tilla. Me ardhjen e pranverës, bima duhej të gjelbërojë siç gjelbëroi në Shkup, por Eko druri në Tetovë nuk ka gjelbëruar.

Edhe përkundër kërkesave  në Komunë, nuk ka përgjigje dhe informata për gjendjen e Eko drurit edhe përkundër insistimit. Kur para një jave erdhën kolegët nga Gjermania, së bashku bëmë inspektim të Eko drurit në Tetovë ku është konstatuar se për shkak mosmushjes së rezervarit me ujë, është djegur pompa e ujit dhe i gjithë sistemi për ujitje është prishur si dhe janë konstatuar dëmtime të tjera”, tha Ana Leshoska Çolloviq nga Organizata joqeveritare “Eko svest” nga Shkupi, e cila në bashkëpunim me ambasadën gjermane para një viti e ka vendosur Eko drurin në qytet.

Nuk është hera e parë që kjo ndodh. Organizatat për mbrojtjen e ambientit edhe vitin e kaluar kanë kritikuar autoritetet e Komunës së Tetovës për mosmirëmbajtjen e myshqeve që kanë për qëllim pastrimin e ajrit.

Tetovë, ka nisur të thahet edhe “pastruesi” i vetëm i ajrit

Instalimi për pastrim të ajrit, është vendosur në mars të vitit 2017 nga komuna e Tetovës, në bashkëpunim me organizatën Eko Svest dhe Ambasadën e Gjermanisë, ndërsa ka kushtuar mbi 20 000 euro.

Në Tetovë u promovua bilbord i gjelbër – pastrues i ajrit

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button