Afër 20 pacientë të kafshuar nga gjarpri janë pranuar në spital

Në prag të shtëpisë është kafshuar një 10-vjeçare nga gjarpri. Që nga e hëna Fatime Azemi është duke u trajtuar në Klinikën Infektive pasi u kafshua nga një gjarpër helmues, raporton KTV.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK thotë se që nga prilli i këtij viti janë pranuar 18 pacientë nga kafshimi i gjarpërinjve. E rastet e kafshimit pritet të ketë edhe më tutje, për shkak të temperaturave të larta.

Një 10-vjeçare nga Açareva e Skenderajt është kafshuar nga një gjarpër në afërsi të shtëpisë së saj.

Që nga e hëna, Fatime Azemi është shtrirë në Klinikën e Infektives në QKUK, pasi u pranua në gjendje të rëndë pas kafshimit që iu bë asaj nga një gjarpër helmues.

Babai i pacientes thotë se në fshatin ku jetojnë, ekziston rreziku i vazhdueshëm që kjo të përsëritet.

Ndonëse u pranua në gjendje të rëndë, drejtori i Klinikës Infektives thotë se gjendja shëndetësore e pacientes tash është stabile.

Vetëm për 3 muaj në këtë klinikë janë pranuar 18 pacientë të kafshuar nga gjarpërinjtë, ndërsa 14 prej tyre ishin hospitalizuar.

Ramadani thotë se pritet të ketë edhe rast të tjera të kafshimit të gjarpërinjve, për shkak të temperaturave të larta.

Rastet më të shumta të kafshimit nga gjarpërinjtë ai thotë se vijnë nga komuna e Drenasit she Prishtinës, ndërsa rastet e para ishin pranuar nga komuna e Vitisë.

Kurse, një vit më parë në Kosovë u shënuan 38 raste të kafshimit nga gjarpërinjtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button