Nuk e keni parë Rona Nishliun me stilin e ri të flokëve (FOTO)

Të gjithë e kujtojmë performancën e saj në “Eurovision 2012” me këngën “Suus! Ajo la gjurmët e saj vokale dhe artistike dhe u përmend gjatë edhe në mediat e huaja. Por, jo vetëm potenciali i zërit ishin argumenti parësor, sa edhe look-u i saj i veçantë si artiste.

Rona Nishliu, këngëtarja kosovare njihet për ndryshimet e shpeshta që bën në pamjen e saj, e sidomos sa i takon modelit të flokëve. Asnjëherë “fanatike” e një modeli të njëjtë me të cilën identifikohet, por gjithmonë e gatshme për ndryshime, Rona sapo bëri hapin e radhës. Modeli i ri i frizurës së saj, flokë të shkurtër dhe me onde të lehta, janë look-u i ri me të cilin do e shihni këtej e tutje këngëtaren e njohur. Të kuptohemi, deri sa t’i mërzitet dhe të provojë një tjetër model të ri.

Dhe i shkojnë shumë apo jo?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button