Dimkovski: nuk ka nevojë për masa intervenuese për blerjen e bostanit

Bostani rregullisht blihet. Sa është kërkesa, aq edhe shpërndahet, tha sot Trajan Dimkovski, shef i Kabinetit të ministrit të Bujqësisë.

Sipas Dimkovskit, gjendja në terren po ndiqet dhe tani për tani nuk ka nevojë për masa intervenuese.

“Bujqit çdoherë kërkojnë një denar më tepër dhe kjo është normale. Por, ne nuk marrim vendime në bazë të kërkesës së një ose dy prodhuesve, por në bazë të analizave konkrete”, potencoi Dimkovski , duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve me rastin e Ditës ndërkombëtare të kooperativave.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP