Somali, sulm me autobombë ndaj Ministrisë së Brendshme

Forcat somaleze të sigurisë pas përleshjeve që zgjatën një orë, neutralizuan 3 sulmuesit e organizatës terroriste Al-Shabbab, raporton Anadolu Agency (AA).

Si pasojë e sulmit vetëvrasës me autobombë nga pjesëtarët e organizatës terroriste Al-Shabaab ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Çështjeve Federale në Somali, 10 persona e kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, një militant, pjesëtar i organizatës Al-Shabaab me një autobombë kishte marrë në objektiv ministrinë, e cila ndodhet në afërsi të pallatit presidencial në kryeqytetin Mogadishu.

Pas përleshjeve me forcat e sigurisë, disa militantë të Al-Shabaabit kanë bastisur Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Çështjeve Federale kanë gjuajtur në mënyrë të rastësishme me armë zjarri dhe me bomba punë dore.

Gjatë bastisjes dhe përleshjeve mes militantëve dhe forcave të sigurisë, 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 20 të tjerë janë plagosur. Në mesin e të vdekurve ka edhe ushtarë.

Ndërkohë organizata Al-Shabaab, nëpërmjet një deklarate ka marrë përgjegjësinë e sulmit në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button