PSG transferon portierin Buffon

Klubi futbollistik francez Paris Saint-Germain (PSG) konfirmoi transferimin e portierit italian, Gianluigi Buffon, transmeton Anadolu Agency (AA).

PSG njoftoi se ka arritur kontratë një vjeçare, por me opsionin për një vit të dytë me 40 vjeçarin Buffon. Ai i dha lamtumirën klubit italian Juventus ku kaloi 17 vite.

Ai tha se për herë të parë në karrierën e tij do të luajë për një skuadër jashtë vendit të tij. “Unë i njoh objektivat e PSG-së. Po vij që t’i ndihmoj klubit tim të ri më gjithë energjinë, përvojën dhe dëshirën time për fitore”, tha Buffon.

Buffon ka mbrojtur në 645 ndeshje me Juventusin, ndërkaq ka fituar 9 herë titullin e kampionit në Itali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button