Trupat ruse arrijnë në kufirin siriano-jordanez

Pas marrëveshjes së arritur mes opozitarëve dhe Rusisë, autokolona e ushtarëve rusë ka arritur në portën kufitare Nassib mes Jordanisë dhe Sirisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një nga zëdhënësit e dhomës operacionale jugore, Hussein Abu Shaimaa në një deklaratë ka thënë se është arritur marrëveshje në negociatat me zyrtarët rusë.

“Sipas marrëveshjes opozitarët do t’i dorëzojnë armët e rënda. Policia ushtarake ruse do të hyjë gradualisht në rajon nga zonat pranë kufirit jordanez. Me fillimin e zbatimit të marrëveshjes kushdo që dëshiron të largohet nga zona sapo marrëveshja të hyjë në fuqi do t’i sigurohet dalje e sigurtë”, ka thënë Shaimaa.

– Më shumë se 350 mijë civilë u zhvendosën nga Dera

Regjimi sirian dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore pranë Damaskut dhe Homsin në pjesën qendrore të vendit të cilat janë zona për uljen e tensioneve, më 20 qershor nisën një operacion në pjesën jugperëndimore të vendit.

Ekipet e Mbrojtjes Civile në rajon thonë se numri i civilëve të zhvendosur si pasojë e sulmeve është rritur në më shumë se 350 mijë.

Qytetet Dera dhe Kunejtra në jugperëndim të Sirisë ishin një nga 4 zonat për uljen e tensioneve të formuara në muajin maj të vitit 2017 nga garantuesit e procesit të Astanas, Turqisë, Iranit dhe Rusisë.

Dy muaj më vonë Rusia, SHBA-të dhe Jordania rajonin Dera dhe Kunejtra i përfshinë në kuadër të një marrëveshjeje të veçantë. Ndërsa më pas edhe SHBA-të ndërprenë ndihmat për opozitarët në rajon, të cilët i mbështeste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button