Recetë: Si të përgatisim akullore për fëmijë në shtëpi

Gatimi në shtëpi nuk ka kurrë kohë të caktuar, janë vetë amvisat që i përshtaten kërkesave të familjes sipas dëshirave. E kur flitet për dëshira, nuk mund të mungojnë ato të fëmijëve për akullore. Epo vëmendje, pushim jemi sot, si të bëjmë një akullore speciale për fëmijë, shkruan Bordo.al.

Koha e përgatitjes: 5 minuta + kohën e ngrirjes

Përbërësit:

1 banane e qëruar

5 luleshtrydhe

1 avokado

1/3 gotë qumësht kokosi

1 lugë vaj kokosi

1 lugë ekstrakt vaniljeje

Përgatitja:

Kaloni të gjithë përbërësit në blender dhe i bëni pure. Më pas  vendoseni përbërjen në enë të vogla dhe futeni në ngrirje për 1 orë. Pas një ore hiqeni nga ngrirja dhe lëreni të pushojë për pak minuta, më pas vendoseni përsëri në ngrirje dhe përsëriteni proçesin derisa akullorja të marrë dendësinë e dëshiruar.

Një variant tjetër është edhe në rastin kur akullores mund t’i shtoni frutat sipas dëshirës, por nëse vogelushi juaj nuk i ka provuar më parë apo është alergjik ndaj luleshtrydheve ju mund të bëni versionin vetëm me banana.

Akullore me banane

Përbërësit:

1 banane e ngrirë

1 lugë pluhur kakaoje

Përgatitja:

Kaloni në blender bananen e ngrirë dhe shtoni pluhurin e kakaos. Për t’i shtuar vlerat ushqimore ju mund t’i shtoni dhe një lugë gjalpë kikiriku.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP