Qyteti i Shkupit: Spërkatja kundër mushkonjave realizohet në terren

Në pajtim me Programin për dezinsektim në rajonin e Shkupit gjatë kësaj jave bëhet spërkatja kundër mushkonjave, informojnë nga Qyteti i Shkupit.

Sot në orët e hershme të mëngjesit është kryer dezinsketimi i parë me aeroplan kundër formave të rritura të mushkonjave, theksojnë nga Qyteti i Shkupit dhe shtojnë se ai do të vazhdojë në orët e hershme të mëngjesit (të shtunën drejt së dielës) nëse ka kushte të përshtatshme të motit.

“Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë zbatimin e dezinsketimit, ai do të bëhet ditën e parë të radhës kur të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë”, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Që atje i përkujtojnë bletarët në kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Dje ka përfunduar dezinsektimi terestrik i cili u zbatua javën e kaluar në territorin e qytetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button