UNDP jep 720 mijë dollarë për Shkupin

Kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Luiza Uinton sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim për realizimin e projektit “Shkup rezistues: qëndrueshmëri më e mirë dhe inovacione për ballafaqim me ndryshimet klimatike”, që do të kushtojë 720.000 dollarë, ndërsa do të zbatohet 18 muaj.

“Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qyteti i Shkupit obligohet të sigurojë mjedis më të mirë jetësor, ta mbrojmë natyrën dhe biodiversitetin në qytet dhe në rrethinë, t’i përmirësojmë kushtet për jetë, të ndërmarrim aktivitete për ballafaqim me ndryshimet klimatike dhe t’i kyçim qytetarët në marrjen e vendimeve dhe duke i ndjekur nevojat e tyre tëp sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë”, theksoi Shilegov.

Uinton deklaroi se marrëveshja do të thotë vazhdimi i një partneriteti shumë produktiv, që UNDP tashmë disa vjet e zbaton në Qytetin e Shkupit.

Përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së tha se aktivitetet që do të zbatohen me fillimin e këtij projekti drejtpërdrejt janë të fokusuara në punën me qytetarët dhe të punës me komunitet me qëllim të rritet vetëdija e tyre dhe të ulet shfrytëzimi i drurit për ngrohje, veçanërisht të atyre praktikave jo të shëndosha për ngrohje siç janë ngrohja me mbeturina dhe plastika.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button