Zero tolerancë ndaj korrupsionit ju premtoi Qeveria organizatave të shoqërisë civile

Zero tolerancë ndaj korrupsionit, ndërmarrje të masave që kanë të bëjnë me këtë fenomen dhe çrrënjosjen e tyre nga të gjitha sferat e jetesës, ndërmarrjen e masave të përbashkëta, aksione në mesin e të gjithë aktorëve në nivel qeveritar, por edhe në bashkëpunim të ngushtë me sektorin joqeveritar premtuan përfaqësuesit e Qeverisë, në ditën e dytë të hapur të Qeverisë nga Ditët e hapura të paralajmëruara të Qeverisë me organizatat e shqoërisë civile.

Në ditën e dytë të Hapur të titulluar “Lufta kundër korrupsionit” u diskutuan iniciativa nga organizatat civile, ndërsa në këtë temë biseduan ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi, ministri i Kulturës Asaf Ademi dhe ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski.

“Të gjithë jemi dëshmitarë për dimensionet dhe pasojat të cilat i ndërmori korrupsioni periudhën e kaluar dhe për atë sot kemi shumë sfida me të cilat duhet të përballemi”, theksoi Spasovski.

Porositi se korrupsioni dhe destruktiviteti i tij shoqëror duhet të parandalohen dhe premtoi përballje pa kompromis me korrupsionin në të gjitha format e saj.

Për këtë, shtoi Spasovski, nevojitet angazhim institucional dhe qytetar, bashkëpunimi i tyre i përbashkët dhe hapje e debateve ku do të shfrytëzohet çdo ide e mirë.

Zëvendësministri i Drejtësisë Ristovski theksoi se gjatë vitit të kaluar Ministria asnjëherë nuk ka qenë më e hapur dhe më transparente në bashkëpunim me shoqërinë civile, veçanërisht në krahasim me dhjetë vitet e kaluara.

Shtoi se sektori joqeveritar në mënyrë aktive ka marrë pjesë në sjelljen e të gjitha projekteve ligjore dhe vërejtjet e tyre janë vendosur në setin e ligjeve të gjyqësisë.

“Këtu më i rëndësishëm është Ligji për informatorët. Me ndryshimet e fundit në shkurt të vitit 2018 ai kompletohet. Bëmë apel deri tek të gjithë personat, të cilat mund t’i paraqesin rastet e korrupsionit dhe atë ta bëjnë pa u kujdesur për integritetin e tyre”, porositi Ristovski.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke theksuar se korrupsioni është kërcënim për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, i cili ka ndikim të dëmshëm ndaj zhvillimit socio-ekonomik të vendit dhe jetës të qytetarëve, theksoi se Ministria së bashku me Qeverinë dhe në partneritet me shoqërinë civile dhe shoqatat e pacientëve punon shumë në luftën kundër këtij fenomeni. Shtoi se lufta efektive kundër korrupsionit kërkon masa specifike.

“Jemi të vetëdijshëm se korrupsioni nuk mund të çrrënjoset brenda natës, përkundrazi lufta kundër korrupsionit është hap pas hapi, projekt pas projekti, një proces shumë i gjatë. Ministria e Shëndetësisë ka plan për luftën kundër korrupsionit, momentalisht i shqyrtojmë zgjidhjet e mundshme për t’ju siguruar punë shtesë mjekëve, gjegjësisht mbetemi në të drejtën e tyre për të ardhura shtesë”, thotë ai dhe shtoi se nga shtatori do të rriten pagat e punëtorëve në shëndetësi.

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi theksoi se de-fakto arsimi është një nga sferat, e cila më shpesë ndërlidhet me indikacione për aktivitete korruptuese nga të ato të cilët japin dhe mundësojnë shërbime arsimore në të gjitha nivelet e arsimit.

“Qëndrimi i Qeverisë aktuale është i qartë – zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe të gjitha formave të tij”, tha Ademi dhe shtoi se informimi për format e korrupsionit dhe njohja e tij nga nxënësit nga mosha më e hershme është mënyrë më e mirë të parandalohet kjo dukuri.

“Lufta për shtetin është luftë për ligjet, nëse nuk luftoni për ligjet e humbisni shtetin. Korrupsioni e godet shtetin brenda dhe nga jashtë dhe përpiqet të destabilizojë”, i porositi të pranishmit ministri i Kulturës, Asaf Ademi.

Theksoi se për procesin e menaxhimit me korrupsionin nevojitet mbështetja nga qytetarët.

U përqendrua në dukuritë negative të cilat në 11 vitet e kaluara kanë ndodhur në Ministrinë e Kulturës, e njohur si një nga më të korruptuarat, veçanërisht nëpërmjet projektit Shkupi 2014, i cili tani është nën hetimin e PSP-së.

Në ditën e dytë të Ditës së hapur të Qeverisë të RM-së me shoqërinë civile, në debat marrin pjesë numër i madh i përfaqësuesve të shoqërisë civile me propozime dhe sugjerime për politika të caktuara si dhe për mënyrën e bashkëpunimit të mëtejshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button