Fazliu: Përcaktimi ynë është zhvillimi i rajonit planor dhe ulja e dallimeve të zhvillimit mes tyre

Intensifikim i bashkëpunimit mes Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe Odës Ekonomike Veriperëndimore  të Maqedonisë (OEVMP) ishte tema për të cilën sot biseduan ministri dikasterial Suhejl Fazliu dhe kryetari i OEVPM-së, Nebi Hoxha.

Siç informon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Fazliu e informoi Hoxhën për aktivitetet e Ministrisë, për projektet aktuale dhe për përpjekjet e vazhdueshme për zhvillimin e barabartë rajonal në rajonet malore.

Fazliu, siç theksohet, e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit me OEVPM duke shtuar se përcaktimi ynë i fuqishëm është zhvillimi i rajonit planor dhe ulja e dallimeve të zhvillimit mes tyre.

“Në këtë pikëpamje, bashkëpunimi me OEVPM dhe odat e tjera në vend ka rëndësi të madhe dhe ndihmon në zhvillimin dhe përforcimin e lidhjeve mes tyre dhe lidhjeve të drejtpërdrejta me subjektet ekonomike të cilat kanë rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik dhe uljen e papunësisë”, thuhet në kumtesë.

Hoxha ka kërkuar bashkëpunim intensiv me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, duke theksuar se kjo do të jetë para se gjithash në interes të OEVMP-së dhe anëtarëve të saj, gjegjësisht subjektet afariste ekonomike.

Ministri Fazliu ka shprehur gatishmëri për bashkëpunim dhe e ka mbështetur idenë për takimin e ardhshëm të përbashkët në OEVMP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button