Mogherini rikonfirmon angazhimet për zbatimin e marrëveshjes bërthamore

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në lidhje me marrëveshjen bërthamore me Iranin tha se “Pjesëmarrësit e Planit të Përbashkët të Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA) rikonfirmuan angazhimet e tyre për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes bërthamore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë, sot me pjesëmarrjen e BE-së dhe ministrave të Jashtëm të Kinës, Francës, Gjermanisë, Rusisë, Britanisë së Madhe dhe Iranit u mbajt një takim ku u diskutua për të ardhmen e marrëveshjes bërthamore me Iranin. Mogherini pas këtij takimi, në një konferencë për media njoftoi për vendimet e marra në takim.

Duke thënë se JCPOA është një element i rëndësishëm i diplomacisë shumëpalëshe, të miratuar unanimisht nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Mogherini tha se “JCPOA rikonfirmuan angazhimet e tyre për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes bërthamore”.

Mogherini me këtë rast rikujtoi se në 11 raporte të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), të publikuara që nga viti 2015 kur është arritur marrëveshja, është përfshirë kënaqshmëria e palëve të interesit që janë në këshill për atë që Irani ka përmbushur zotimet që dalin nga marrëveshja. Ajo ka shtuar se përderisa Irani vazhdon t’i përmbushë zotimet, do të vazhdojë të përjashtohet nga sanksionet dhe të përfitojë nga angazhimet ekonomike.

Duke njoftuar për objektivat e shteteve palë të marrëveshjes për përmirësimin e marrëdhënieve ekonomike me Iranin, Mogherini tha se këto janë “vazhdimi dhe nxitja për marrëdhënie më të gjera ekonomike-sektoriale me Iranin, vazhdimi i Iranit në eksportimin e naftës dhe të gazit natyror të kondensuar, si dhe produkteve të naftës dhe të atyre petrokimike, ofrimi i mbështetjes së hapur dhe efektiv për operatorët ekonomikë të cilët bëjnë tregti me Iranin si dhe mbrojtja e kompanive në fjalë nga ndikimet përjashtuese të sanksioneve të SHBA-ve dhe nxitja për më shumë investime në Iran”.

Ajo vuri në dukje se mbrojtja e marrëveshjes bërthamore është e rëndësishme për sigurinë e të gjithëve. Sipas saj, shtetet palë të marrëveshjes do të punojnë edhe me partnerët dypalësh por edhe me ata ndërkombëtarë, për zbatimin e objektivave ekonomike në fjalë.

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Mogherini bëri të ditur se komisioni i përbashkët do të takohet përsëri për t’i avancuar përpjekjet e përbashkëta, duke theksuar vendosmërinë e shteteve palë për zbatimin e objektivave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button