Shkatërrohet grup kriminel në Shkup i cili është marrë me fajde, drogë, armë, dhunë (VIDEO)

Sektori për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz në Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke vepruar sipas planit operativ për shkatërrimin e një grupi të përfshirë në krim të organizuar duke kryer disa vepra penale në fushë e dhunës, ka arrestuar 8 persona, njofton Portalb.mk.

“Gjatë vitit të kaluar dhe këtij viti, grupi, duke përdorur kërcënime me jetë dhe pronën e borxhlinjve të caktuar, në mënyrë të dhunshme kanë përfituar pronë, njëkohësisht duke u shkaktuar dëm edhe pronave të qytetarëve nëpërmjet ndezjes së makinave dhe objekteve të të dëmtuarve”, tha drejtori i Byrosë për Siguri Publike Llaze Vellkovski.

Pas dokumentimit të veprimeve kriminale, MPB ka dorëzuar deri te Prokuroria Publike padi penale kundër personave M.D. (40) dhe M.D. (34) të dy nga fshati i Shkupit Saraj, N.P. (49) dhe T.P. (39) dhe P.J. (26) nga Shkupi, por edhe K.Ç. (66) nga Struga, L.M. (49) nga Velesi dhe T.P. (51) nga Negotina, ndërkaq për shkak të ekzistimit të dyshimit se kryerësit kanë kryer disa vepra penale “shoqërim kriminel”, “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në treg të drogave narkotike”, “grabitje”, “shkaktim të sigurisë së përgjithshme”, “prodhim dhe posedim të paligjshëm të armëve” dhe “parandalim të personit zyrtar për kryerjen e veprimeve zyrtare”, nga gjykatësi i procedurës paraprake për dy nga të arrestuarit, tanimë është shqiptuar masë paraburgimi në afat prej 30 ditëve, ndërkaq dy të tjerëve masa të kujdesit”, thonë nga Policia.

Sipas tyre, grupi kriminel, është marrë dhe me fajde, ku gjatë përdorimit të kërcënimeve serioze dhe dhunës, kanë arritur të fitojnë pronë të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button