Ivanov nuk do ta ndryshojë qëndrimin dhe nuk do ta nënshkruajë marrëveshjen me Greqinë

Nga Kabineti i presidentit të shtetit,  Gjorge Ivanov sot i përgënjeshturan konfirmimet e kryeministrit Zoran Zaaev, të dhëna në intervistën për televizionin grek ERT se shefi i shtetit do ta përkrahë marrëveshjen me Greqinë.

Në njoftim theksohet se qëndrimi i presidentit Ivanov  është i pandryshueshëm dhe se nuk do të ndryshojë, siç thotë nga asnjë lloj presioni, shantazhi dhe kërcënimi.

“Kryeministri Zaev me qëndrimet e tij të ndryshueshme, kontradiktore dhe konfuze vazhdon ta gënjejë dhe manipulojë opinionin e Maqedonisë, por edhe me atë grek dhe ndërkombëtar. Anëtarësimi i Maqedonisë në BE dhe në NATO, nuk duhet që të keqpërdoret për pranimin e një Marrëveshje të dëmshme me pasoja të paparashikueshme për shtetin e Maqedonisë dhe popullin e saj. Presidenti i Maqedonisë nuk e pranon Marrëveshje e cila është në dëm të identitetit kombëtar të Maqedonisë dhe në dëm të interesave të Republikës së Maqedonisë, citohet në njoftimin e Kabinetit të presidentit Ivanov.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button