Vrasja e Naip Rexhepit në Reçicë të Vogël, 4 persona  dënohen për rrahje (VIDEO)

Ridvan Dervishi nga Çerkezi i Kumanovës, Sabit Rexhepi nga Kumanova, Halil Kamberi nga Kumanova dhe Lulzim Biti nga Shqipëria janë dënuar me nga katër muaj burg, pasi që e kanë pranuar veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”, për ngjarjen e armatosur në Reçicë të Vogël, ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi dhe disa të tjerë u plagosën, raporton Portalb.mk.

Të dënuarve u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, ndërkaq shtetasit të Sqhipërisë gjithashtu i ndalohet hyrja në Maqedoni në afat kohor prej 5 vjetëve.

Avokati i dënuarve, Miralem Asani, tha se nuk e kanë pritur këtë vendim, duke vlerësuar se është mjaft rigoroz, ndërkaq paralajmëroi edhe ankimimin e të njëjtit.

“Dënimi është rigoroz pasi që këta katër persona janë edhe të dëmtuar edhe të dënuar. Besoj që në bazë të konsultimeve, besoj që do të ketë dhe ankimim rreth sanksionit. Procedura ka shkuar sipas ligjit, faktet dhe të gjitha janë bërë në mënyrë ligjore. Nuk kemi shkelje nga ana e Gjykatës, përveç shqiptimit të dënimit. Ne nuk e prisnim, por duhet ta respektoj”, tha avokati Miralem Asani.

Të akuzuarit e tjerë për rrahje: Bekim Rexhepi, Driton Ferati, Florim Misimi, Bashkim Misimi, Irfan Misimi, Nuredin Misimi, Hajredin Misimi, Mursel Misimi dje kanë deklaruar se nuk ndjehen fajtorë për veprën për të cilën akzohen duke theksuar se “ata kanë qenë të sulmuar dhe nuk kanë sulmuar ata të parët.”

Dje Këshilli Gjyqësor me gjykatësin e lëndës Bekim Jahja vendosi që Agron Dervishi i cili për organet e rendit është i pa-kapshëm dhe akuzohet për dy vepra penale “vrasje në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje” të gjykohet në mungesë.

Avokati Elenko Millanov i cili i mbron të akuzuarit e familjes Misimi tha se klientët e tij që akuzohen për tentim për vrasje dhe armëmbajtje pa leje si dhe në akuzën rrahje janë të pabaza pasi që mungojnë dëshmitë.

Ndërsa avokati Sejfulla Osmani pas seancës tha se “bashkërisht me të akuzuarit kanë vlerësuar ta mbyllin lëndën duke pranuar faijn.

Seanca e radhës është caktuar për më 11 korrik.

Ndryshe, Prokuroria e Tetovës, paraprakisht ka ngritur akuzë kundër 13 personave për pjesëmarrje në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël, i cili ka ndodhur më 5 prill të këtij viti. Kundër katër personave është dorëzuar akt prokuroria për vazhdimin e masës së paraburgimit, me të cilin një person ngarkohet për veprën penale “vrasje” dhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”. Tre persona ngarkohen për veprën penale “tentim-vrasje” dhe për “armëmbajtje pa leje”.

Prokurori i lëndës, deri te Gjykata e Tetovës ka propozuar për tre të akuzuarit që të privohen nga liria, si dhe njërit prej të akuzuarve, i cili ende është në arrati, t’i vazhdohet paraburgimi, transmeton Portalb.mk.

Kundër nëntë personave tjerë, Prokuroria e Tetovës ka dorëzuar propozim prokurorial, me të cilin të gjithë ngarkohen për veprën penale “pjesëmarrje në rrahje”. Për tetë, nga këto të akuzuar, prokurori ka dorëzuar propozim për shqiptimin e masave të kujdesit, ndërkaq për një person ka shqiptuar masë paraburgimi.

Sipas asaj që është folur në opinion, jo-zyrtarisht, personat e përfshirë në incident paraprakisht janë përleshur fizikisht më pas kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rrugë dhe janë përleshur mes vete dhe me armë. Ngjarja ka ndodhur afër selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa kjo parti përmes një kumtese mohoi të ketë lidhje me incidentin.

Jo-zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur në lidhje me atë se kush do ta merr degën e BDI-së në Kumanovë. Incidente të tilla kanë ndodhur edhe më herët ku mbeti i vrarë, Xhemail Rexhepi – Komandant Shqiponja.

Askush s’e pranon se e ka vrarë Naip Rexhepin në Reçicë të Vogël, filloi procesi gjyqësor (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button