Maqedoni, shpallje për ndarjen e 53 apartamenteve për grupet e rrezikuara sociale

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e Maqedonisë në një konferencë për media ka publikuar shpalljen për ndarjen e 53 apartamenteve për grupet e rrezikuara sociale në Koçan dhe në Makedonski Brod, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugarevski, informoi se bëhet fjalë për ndarjen e 43 apartamenteve sociale në komunën e Koçanit dhe 10 apartamenteve në komunën Makedonski Brod, të ndërtuara në kuadër të Programit për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e apartamenteve në pronësi të Maqedonisë.

Sipas ministrit Sugarevski, në shpalljen që sot është publikuar në gazeta të drejtë për të marrë pjesë kanë fëmijët pa prindër dhe kujdes mjekësor, personat të moshës mbi 18-vjeç të cilët kanë jetuar në institucione dhe në forma të tjera të kujdesit për jetimët, personat e prekur nga fatkeqësitë natyrore pavarësisht statusit ligjor ekzistues të tyre, personat me aftësi të kufizuara dhe personat që kanë nevojë për ndihmë dhe kujdesje nga person tjetër, persona të komunitetit rom, prindërit e vetëm me fëmijë të mitur si dhe personat e verbër shfrytëzues të ndihmës sociale ose të përhershme financiare.

“Sipas kritereve, në shpallje mund të paraqiten vetëm persona që përfshihen në këto kategori në të cilën duhet t’i plotësojnë kërkesat e mëposhtme, të jenë shtetas të Maqedonisë, të jenë me qëndrim të përhershëm në vendin ku është ndërtuar apartamenti social dhe personi që paraqitet të mos posedojë apartament në pronësi persona, të bashkëshortit dhe të anëtarëve të rritur të familjes së tij në territorin e Maqedonisë”, tha Sugarevski.

Ai theksoi se prioritet në marrjen e apartamentit do të jenë fëmijët jetimë ose kujdes prindëror, persona të moshës mbi 18 vjeç të cilët kanë jetuar në institucione dhe në forma të tjera të kujdesit për jetimët.

Shpallja zgjat 30 ditë ose deri më 6 gusht të këtij viti, që do të thotë se deri në atë datë të gjitha palët e interesuara do të jenë në gjendje të paraqesin dokumentacionin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button