Shekerinska: Do të rritet potenciali në Krivollak dhe në Maqedoni

Presim se me anëtarësimin në NATO do të rritet potenciali në Krivollak dhe në Maqedoni. Kjo do të jetë pozitive për imazhin e Maqedonisë, ekonominë e vendit, por edhe ekonominë e rajonit.

Këtë e tha ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska sot në poligonin ushtarak “Krivollak”, ku në mënyrë ceremoniale ishin mbyllur “Kampusi veror 2018” ndërkombëtar ku kanë marrë pjesë 11 shtete, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse pas ftesës më shumë do të përdoret poligoni nga aleatët e NATO-s.

“Poligoni Krivollak është një nga kapacitetet që ka Maqedonia që t’ia ofrojë edhe aleancës së NATO-s dhe partnerëve tanë. Edhe deri tani kemi bërë stërvitje të përbashkëta me disa shtete të rajonit dhe disa vende me të cilët kemi partneritet. Megjithatë, anëtarësimi ynë në NATO do t’i vendosë theks më të madh kësaj mundësie. Kjo do na e japë shansin ta paraqesim Maqedoninë si vend që nuk kërkon, por edhe vend që ka se çka të ofrojë. Edhe këtë vit do të keni rastin dhe gjatë muajit korrik të shihni se një pjesë e forcave speciale të Amerikës do të kryejnë ushtrime të përbashkëta”, këtu në Krivollak.

Шекеринска Криволак

Presim këtë vit, këtë verë të kemi ushtarë amerikanë shtesë që janë prezent në rajon, që të ushtrojnë bashkë me ushtarë nga Maqedonia”, ka thënë Shekerinska, duke shtuar se Maqedonia punon që të përmbushë gjitha kriteret, njëherësh duke përmbushur edhe të gjitha standardet.

Ndryshe, në ushtrimet e sotme janë prezantuar edhe situata postkonfliktuoze dhe aksione për ruajtjen e paqes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button