U dha çmime në emër të Trumpit Sulejman Rexhepit dhe Lutfi Hazirit, SHBA e heton si mashtrues

Doktor Otto F. Von Feigenblatt, siç ka dëshirë ta thërrasë veten, është një mashtrim dhe veprimtaria e tij po hetohet në SHBA.

“KohaVisioni” ka mësuar nga burime të afërta me këto zhvillime se Zyra e Këshillit për Siguri Nacionale ka njoftuar Ambasadën e Kosovës në Washington se personi në fjalë është mashtrues.

Aty, Këshilli ka njoftuar autoritetet kosovare se “Shtëpia e Bardhë nuk i miraton këto çmime që ky person është duke i shpërndarë në mbarë botën dhe po e heton këtë çështje”.

Televizioni gjithashtu merr vesh se Ambasada kosovare në Washington e ka alarmuar Zyrën e Presidentit, e cila ia ka dhënë titullin ambasador nderi Otto Von Feigenblattit në mars të këtij viti.

Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, nuk ka kthyer përgjigje në pyetjet e KTV-së nëse do t’ia tërheqë titullin e ambasador nderi ose për masat që mund t’i marrë ndaj tij.

Se personi që insiston se jep çmime në emër të Presidentëve të SHBA-së, është mashtrues dhe aspak i lidhur me shtetin, kanë konfirmuar për televizionin edhe në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

“Ambasada amerikane konfirmon se personi në fjalë nuk është i lidhur dhe s’ka të bëjë asgjë me Qeverinë e SHBA-së”, thuhet në përgjigjen nga Zyra për Media e Ambasadës së SHBA-së.

Otto F. Von Feigenblatt ka ndarë mirënjohje të tilla vazhdimisht në Kosovë, që thoshte se janë nga presidenti Donald Trump, e të fundit ia ka dhënë Lutfi Hazirit të Gjilanit dhe redaktores së televizionit publik, Ramize Murtezi – Shala.

I njëjti person, e ka dekoruar me çmim edhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Rexhepi, “Për arritje jetësore”.

BFI, ka dërguar një dokument, në të cilin thuhet se është nga Ambasada, e cila përcjellë qëndrimin e Shtëpisë së Bardhë që konfirmon se dekorata është nga presidenti Trump. Portalb.mk, ka dërguar pyetje deri te Ambasada e SHBA-së në Shkup për t’u deklaruar për autenticitetin e të njëjtit.

Kreu i BFI-së u dekorua nga presidenti i Tramp me çmimin presidencial “Për arritje jetësore”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button